Policia i dënon me nga 500 euro gjobë dhe ua merr patentë-shoferin për 12 muaj dy shoferëve që bënin gara ilegale në Vushtrri

Policia e Kosovës i ka dënuar me nga 500 euro, pesë pikë negative dhe iu ka hequr patentë-shoferin për 12 muaj dy shoferëve që po bënin gara ilegale në Vushtrri. Policia ka njoftuar se kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Dëshmoret e Kombit” Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie…

Lajme

23/09/2024 17:18

Policia e Kosovës i ka dënuar me nga 500 euro, pesë pikë negative dhe iu ka hequr patentë-shoferin për 12 muaj dy shoferëve që po bënin gara ilegale në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Dëshmoret e Kombit” Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

“Policia në Vushtrri, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ,,Dëshmoret e Kombit” Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/