Policia heton një “rrjet të gjerë terrorist” në Britani

Policia britanike vazhdon kërkimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të sulmuesit vetëvrasës në Mançester.

Bota

25/05/2017 08:15

“Po hetojmë një rrjet të gjerë terrorist në Britani”, thanë autoritetet.

Nëntë njerëz u arrestuan deri më tash, ndërsa një prej tyre u lirua sot.

Sulmi, të hënën mbrëma, në një sallë koncertesh në Mançester, la 22 persona të vrarë dhe 59 të plagosur.

Policia e identifikoi sulmuesin si Salman Abedi, me prejardhje nga Libia.

Autoritetet rritën nivelin e kërcënimit terrorist në pikën “kritike”, që do të thotë se sulme të tjera mund të ndodhin shpejt.