Policia gjeti armatim në shtallën e tij, Arsenijeviq: Inskenim, banorët kanë vërejtur lëvizje të personave të panjohur

Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se Policia e Kosovës në objektin e tij ka gjetur “armatim të mjaftueshëm sa për një njësit terrorist”. Arsenijeviq ka thënë se kjo është “një përpjekje për ta hequr qafesh politikisht”. Ai ka thënë se shtalla ku u gjetën…

Lajme

22/06/2025 18:18

Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se Policia e Kosovës në objektin e tij ka gjetur “armatim të mjaftueshëm sa për një njësit terrorist”.

Arsenijeviq ka thënë se kjo është “një përpjekje për ta hequr qafesh politikisht”.

Ai ka thënë se shtalla ku u gjetën armët ishte e hapur gjatë gjithë kohës, sipas tij nga tetori i vitit të kaluar, dhe se kali i tij ishte brenda qe 15 ditë.

Sipas tij, banorët e Vallaqit “raportuan lëvizje të dyshimta të fytyrave të panjohura” në polici muajin e kaluar.

Tutje, ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë  që kjo lidhet edhe me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sveçla ka thënë se operacioni është ndihmuar nga AKI dhe Prokuroria, si dhe u monitorua nga KFOR’i dhe EULEX.