Policia e Vlorës shpëton qytetarin që tentoi të mbytej në det
Një qytetar ka tentuar të mbytet mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Lajme
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë.
Kalimtarët e rastit, të cilët e kanë parë duke u futur në det, kanë lajmëruar Policinë, e cila ka ardhur në kohë për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga deti.
Personi në momentin e mbërritjes së Policisë ka qenë i zhytur në det
Pas nxjerrjes nga deti, qytetari është dërguar me urgjencë drejtë Spitalit të Vlorës.
Burime nga spitali rajonal thonë se qytetari është rreth 60 vjeç dhe është jashtë rrezikut për jetën. \ VizionPlus