Policia e ndjek një person nga Obiliqi deri në Mitrovicë – ai e goditi tri herë veturën e policisë para se të arrestohet

Një drejtues automjeti është arrestuar gjatë natës së 7 shkurtit pas një ndjekjeje të gjatë nga policia, pasi tentoi t’u shmangej sinjalizimeve për ndalim dhe rrezikoi sigurinë e zyrtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Ngjarja ndodhi fillimisht në zonën e Obiliqit, ku drejtuesi i automjetit nuk iu përgjigj sinjalizimeve të policisë dhe vazhdoi lëvizjen…

Lajme

07/02/2026 20:54

Një drejtues automjeti është arrestuar gjatë natës së 7 shkurtit pas një ndjekjeje të gjatë nga policia, pasi tentoi t’u shmangej sinjalizimeve për ndalim dhe rrezikoi sigurinë e zyrtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Ngjarja ndodhi fillimisht në zonën e Obiliqit, ku drejtuesi i automjetit nuk iu përgjigj sinjalizimeve të policisë dhe vazhdoi lëvizjen në drejtim të Vushtrrisë e më pas të Mitrovicës. Gjatë ndjekjes, ai goditi tri herë një automjet policor në tri lokacione të ndryshme dhe rrezikoi pjesëmarrësit e tjerë në trafik, transmeton lajmi.net.

Falë profesionalizmit të policisë, drejtuesi dhe tre pasagjerët e automjetit u ndaluan në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, në segmentin e fshatit Zupç, pa rrezikuar qytetarët e tjerë.

Dy zyrtarë policorë pësuan lëndime gjatë ndjekjes dhe morën trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit kompetent, shoferit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Njoftimi i plotë: 

Tentoi t’u shmanget Policisë arrestohet shoferi i automjetit
Mitrovicë e Jugut, 07 shkurt 2026
Gjatë natës së datës 07 shkurt 2026, një njësi policore ka tentuar të ndalojë një automjet në zonën e Obiliqit, mirëpo drejtuesi i saj, duke rrezikuar zyrtarin policor, nuk është ndalur ndaj sinjalizimeve dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Vushtrrisë e më pas në Mitrovicë.
Në koordinim me njesitet e Stacionit Policor te Obiliqit, ndjekja dhe per ta ndalur automjetin e dyshuar ka vazhduar nga Njësitë e trafikut rrugor të Mitrovicës së Jugut, të cilet vazhdimisht kanë përdorur sinjalizime për ndalim. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit ka rrezikuar vazhdimisht pjesëmarrësit e tjerë në trafik, ndërsa në zonën e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme, ka goditur tri herë veturen policore qe ishte ne ndjekje.
Falë shkathtësisë dhe profesionalizmit të zyrtarëve policorë, të cilët kanë vepruar me qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, duke shfrytëzuar një lokacion të përshtatshëm pa rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Zupç, kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe të arrestojnë shoferin dhe tre pasagjerët.
Dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pësuar lëndime gjatë ndjekjes, kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, shoferit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”./lajmi.net/