Policia e Malit të Zi në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Podgoricë
Autoritetet policore në Mal të Zi, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë, kanë nisur një operacion urgjent për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për një vrasje të trefishtë që ka ndodhur sot në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari për këtë ngjarje është Vehid Murić, me prejardhje…
Lajme
Autoritetet policore në Mal të Zi, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë, kanë nisur një operacion urgjent për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për një vrasje të trefishtë që ka ndodhur sot në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari për këtë ngjarje është Vehid Murić, me prejardhje nga Rozhaja, transmeton lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se janë angazhuar të gjitha kapacitetet në dispozicion për kapjen e tij dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve nëse posedojnë informacione që mund të ndihmojnë në hetime.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo informacion të rëndësishëm në stacionin më të afërt policor ose në numrin 122. Nëse ndodhen në të njëjtin mjedis me personin e dyshuar, të tregojnë kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatën e policisë.
Gjithashtu, autoritetet kanë shpërndarë fotografi të të dyshuarit në media dhe kanale zyrtare për të lehtësuar identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Hetimet për rastin po vazhdojnë./lajmi.net/