Hoti e ngre lartë “shefen” Dejona Mihaili: Punon natë e ditë që ju të mos ktheheni në qeverisje kurrë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka zgjedhur të flas për diçka tjetër e jo për atë pse është thirrur seanca. Ai ka folur edhe për Dejona Mihailin duke e ngritur lartë punën e saj. “Dejona Mihaili është drejtuese e komiteteve profesionale në VV, ajo që nuk ndalet…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka zgjedhur të flas për diçka tjetër e jo për atë pse është thirrur seanca.
Ai ka folur edhe për Dejona Mihailin duke e ngritur lartë punën e saj.
“Dejona Mihaili është drejtuese e komiteteve profesionale në VV, ajo që nuk ndalet natë e ditë duke punuar që ju të mos ktheheni kurrë në qeverisje, ajo që bashkëdrejton shtabet zgjedhore që kur ju nuk dini më për fitore. Ajo bashkë me shumë aktivistë të VV iu kanë mujt në 2017, në 2019, thellë në 2021 dhe edhe më thellë dy herë në 2025 dhe do të iu mundin shumë më thellë edhe në 2026”, ka thënë ai. /Lajmi.net/