Policia e Londrës: 19 të vdekur dhe 50 të lënduar nga shpërthimi në Manchester Arena

Sulmi që ka ndodhur sonte në Manchester ka tronditur botën.

Bota

23/05/2017 01:37

I plotësuar:

02:19

Policia e Londrës ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga shpërthimi në Manchester Arena është 19, ndërsa të lënduar janë rreth 50.

Raportimet e mëhershme të mediave të huaja se numri i të vdekurve është afër 30 nuk kanë qenë të vërteta. Policia gjithashtu ka konfirmuar se incidenti po trajtohet si sulm terrorist.

01:56

Numri i të vdekurve ka shkuar në 23 deri më tani, 10 prej të cilëve janë nën moshën 18 vjeç, thuhet në mediat e huaja.

Ndërsa ka ndodhur edhe një sulm tjetër në spitalin e Oldham City, persona të pa identifikuar kanë shtënë me armë./Lajmi.net/

Sipas “CNBC”, rreth 20 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit, transmeton lajmi.net

Policia ende nuk ka dhënë numra, por ka konfirmuar se ka viktima./Lajmi.net/