Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas shqiptarë

Policia e Kosovës, me autorizim nga organet e drejtësisë, shpall në kërkim shtetasit shqiptarë Engjellush Ibrahimi (39), Erion Etemaj (34) dhe Eldi Mykaj (27). Ata dyshohen për përfshirje në veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope…

Lajme

04/10/2024 17:40

Policia e Kosovës, me autorizim nga organet e drejtësisë, shpall në kërkim shtetasit shqiptarë Engjellush Ibrahimi (39), Erion Etemaj (34) dhe Eldi Mykaj (27).

Ata dyshohen për përfshirje në veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues: nga telefonia fikse dhe mobile 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe përmes e-mailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.