Policia e Kosovës sekuestron armë, municion e këmisha të policisë së Serbisë në Leposaviq
Policia e Kosovës në Leposaviq sot ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi, municioni e uniforma, si dhe ka arrestuar një person, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Në njoftim thuhet se paraprakisht një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për kanosje dhe posedim armësh në stacionin policor në Mitrovicë Veri. Njësitë…

Lajme
Policia e Kosovës në Leposaviq sot ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi, municioni e uniforma, si dhe ka arrestuar një person, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Në njoftim thuhet se paraprakisht një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për kanosje dhe posedim armësh në stacionin policor në Mitrovicë Veri.
Njësitë policore kanë dalë në vendin ne ngjarjes ku kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili e ka pranuar se posedon armë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar tre pushkë automatike AK-47, një pushkë ajrore, një revole, një shkrepës (në formë të revoles), 55 fishekë, një bajonetë, dy thika, pesë karikatorë të armës AK-47, një karikator të revoles, një këllëf të revoles, një uniformë ushtarake dhe dy këmisha të policisë së Serbisë
Ndaj personit të dyshuar ekziston urdhri mbrojtës lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast të mëhershëm i cili urdhër është në fuqi nga data 15 tetor 2024 deri sot me datë 15 tetor 2025.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari S.T. (49), është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit kanosje, mospërfillja e urdhrit të gjykatës dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Gjatë procesit të kontrollit të shtëpisë, prindi i të dyshuarit ka deklaruar se njëra armë AK-47, pushka ajrore, bajoneta dhe uniforma janë të tij. Ndaj të dyshuarit N.T. (70) është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, i njëjti pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.