Policia e Kosovës për një javë sekuestron 11 armë zjarri dhe 99 thika në rajonin e Prishtinës

Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka realizuar 161 urdhëresa të gjykatës. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 11 armë zjarri dhe 99 thika. Po ashtu Policia ka shqiptuar 4723 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor. /Lajmi.net/ Njoftimi i plotë: Vazhdojnë  aktivitetet…

Lajme

09/09/2024 10:34

Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka realizuar 161 urdhëresa të gjykatës.

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 11 armë zjarri dhe 99 thika.

Po ashtu Policia ka shqiptuar 4723 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

Vazhdojnë  aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës

​Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar  161 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 99 armë të ftohta (thika).

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4723 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor

.