Policia e Kosovës: Natën e 31 tetorit në Mitrovicë parandaluam një person që donte të hidhej nga lartësia

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë natës së datës 31 tetor 2025, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar një informatë se një person i moshës madhore kishte hapur dritaren e banesës dhe kishte tentuar të hidhej nga lartësia. Policia bën të ditur se menjëherë pas marrjes…

Lajme

31/10/2025 11:41

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë natës së datës 31 tetor 2025, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar një informatë se një person i moshës madhore kishte hapur dritaren e banesës dhe kishte tentuar të hidhej nga lartësia.

Policia bën të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë reaguar me “shpejtësi dhe profesionalizëm duke arritur ta lokalizojnë personin në kohë dhe të parandalojnë veprimin e tij”.

“Falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, është shmangur një tragjedi e mundshme. Personi në fjalë është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndihmë të mëtejme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon që raste të tilla të raportohen sa më shpejt në mënyrë që të parandalohet çdo pasojë e mundshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.