Policia e Kosovës me vizitë historike në kufirin SHBA-Meksikë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare të PK-së në kufirin  mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës. Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, delegacioni nga Kosova gjatë vizitës së zhvilluar më 23 janar vëzhgoi nga afër operacionet e sigurisë kufitare në kohë reale në…

Lajme

30/01/2026 11:20

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare të PK-së në kufirin  mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, delegacioni nga Kosova gjatë vizitës së zhvilluar më 23 janar vëzhgoi nga afër operacionet e sigurisë kufitare në kohë reale në Portin e Hyrjes Laredo, në bashkëpunim me Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së dhe zyrtarët kufitarë.

“Vizita u organizua me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë përmes DOJ-ICITAP”.

“Kjo vizitë historike shënoi herën e parë që zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë vëzhguar drejtpërdrejt procedurat operative në disa pika të kalimit kufitar SHBA–Meksikë. Delegacioni shprehu vlerësim të lartë për mundësinë për t’u njohur nga afër me praktikat e sofistikuara të CBP-së dhe Patrullës Kufitare të menaxhimit kufitar, përdorimin e teknologjive moderne dhe qasjet e koordinuara të zbatimit të ligjit të përdorura  në një nga pikat më të ngarkuara të hyrjes në Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej në njoftim.