Policia e Kosovës me aktivitet humanitar: “Dhuro gjak, shpëto jetë”
Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren i janë bashkuar sot, më 1 shtator 2026, aktivitetit vullnetar për dhurimin e gjakut, nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë kanë dhuruar gjak vullnetarisht, duke dëshmuar përkushtimin…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren i janë bashkuar sot, më 1 shtator 2026, aktivitetit vullnetar për dhurimin e gjakut, nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë kanë dhuruar gjak vullnetarisht, duke dëshmuar përkushtimin e tyre edhe në aspektin humanitar dhe solidaritetin me qytetarët në nevojë.
Ky aktivitet, sipas Policisë, tashmë është bërë pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe organizohet disa herë gjatë vitit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.
Dhurimi i gjakut është realizuar në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, si dhe në stacione të tjera policore.
Policia e Kosovës ka theksuar se dhurimi i gjakut është një akt humanitar që mund të ndihmojë drejtpërdrejt në shpëtimin e jetëve, ndërsa ka ftuar edhe qytetarët që t’u bashkohen aktiviteteve të tilla.