Policia e Kosovës jep detaje për plagosjen e sotme në Gjilan – një person ka kërkuar ndihmë mjekësore
Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Si pasojë e këtij incidenti, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet janë duke zhvilluar hetime dhe janë në kërkim të personave të dyshuar. Lidhur me rastin, togeri Ismet…
Lajme
Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Si pasojë e këtij incidenti, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet janë duke zhvilluar hetime dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.
Lidhur me rastin, togeri Ismet Hashani ka deklaruar për lajmi.net se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
“Rreth orës 18:00 Policia e Kosovës ka pranuar informacion për një incident me armë zjarri të ndodhur në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, ku njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit kanë gjetur e sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin, ndërsa sipas informacioneve fillestare dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje; si pasojë, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe po trajtohet nga autoritetet shëndetësore, ndërkohë që policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar.”/Lajmi.net/