Policia e Kosovës evakuon me barkë shpëtimi një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka evakuuar sot me sukses një familje katër anëtarëshe që ishte bllokuar nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Ngjarja ka ndodhur më 8 janar 2026, në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë të Jugut, ku për shkak të kushteve të rënda atmosferike, u krijua…
Lajme
Policia e Kosovës ka evakuuar sot me sukses një familje katër anëtarëshe që ishte bllokuar nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Ngjarja ka ndodhur më 8 janar 2026, në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë të Jugut, ku për shkak të kushteve të rënda atmosferike, u krijua rrezik serioz për banorët e një shtëpie, raporton lajmi.net
Në koordinim me Drejtorinë e Emergjencave në Mitrovicë – Jug dhe ekipet e tjera të shpëtimit, Njësia e Kontrollit të Kufirit Ujor (NJKKU) e Policisë së Kosovës ka intervenuar me barkë shpëtimi, duke realizuar evakuimin e sigurt të familjes.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ndërhyrja është kryer me profesionalizëm dhe pa incidente, ndërsa familja është dërguar në një vend të sigurt.
Detaje nga Policia:
Policia e Kosovës me barkë shpëtimi evakuon një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë
Prishtinë, 8 janar 2026
Sot, më 08.01.2026, përballë kushteve të rënda atmosferike dhe vërshimeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në rajonin e Mitrovicës jugu, Policia e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e saj.
Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Emergjencave në Mitrovicë – Jugu, dhe ekipet tjera për shpëtim, Njësia e Kontrollit të Kufirit Ujor (NJKKU) e Policisë ka ndërhyrë me vendosmëri duke realizuar evakuimin e sigurt të një familjeje katër anëtarëshe, e cila ishte e rrezikuar dhe e bllokuar në shtëpinë e saj nga vërshimet, në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë jug.
Ky veprim është dëshmi e qartë se Policia e Kosovës, përveç misionit të saj kushtetues për ruajtjen e rendit publik, garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit, është drejtpërdrejt e angazhuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve, sidomos në situata emergjente kur vendi përballet me rreziqe natyrore.
Policia e Kosovës mbetet në terren, e gatshme të reagojë dhe të ndihmojë çdo qytetar në nevojë si dhe të ofrojë ndihmën e nevojshme për institucionet tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente dhe ekipet tjera për shpëtim./Lajmin.net/