Policia e Kosovës e konfirmon se Dukagjin Nikollaj u arrestua në Spanjë

Ditë më parë në media është raportuar për arrestimin e Dukagjin Nikollajt, i cili ishte në kërkim- ndër të tjerash edhe për vrasjen që ndodhi në lokalin “Bon Vivant”, e që kishte të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për trafikim droge nga Kanadaja. Sipas raportimeve, Nikollaj është arrestuar nga autoritetet spanjolle.…

Lajme

07/04/2025 15:55

Ditë më parë në media është raportuar për arrestimin e Dukagjin Nikollajt, i cili ishte në kërkim- ndër të tjerash edhe për vrasjen që ndodhi në lokalin “Bon Vivant”, e që kishte të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për trafikim droge nga Kanadaja.

Sipas raportimeve, Nikollaj është arrestuar nga autoritetet spanjolle.

Policia e Kosovës tashmë e ka konfirmuar se Dukagjin Nikollaj është arrestuar në Spanjë dhe se po koordinohen me Ministrinë e Drejtësisë për mundësinë e ekstradimit të tij në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Njoftoheni se me datën 29.03.2025, përmes kanalit të INTERPOL-it zyrtarisht kemi pranuar njoftimin nga autoritete spanjolle mbi arrestimin e subjektit në fjalë. Subjekti në fjalë është arrestuar bazuar në letër rreshtimin ndërkombëtar të lëshuar nga autoritete e drejtësisë të R. Kosovës për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë. Janë duke u ndërmarrë veprime në koordinim me ministrin e drejtësisë (MD) lidhur me mundësit e ekstradimit të dyshuarit nga Spanja në R. e Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës./Lajmi.net/