Policia e Kosovës 25 vjet nga themelimi- Shërbim dhe krenari

Institucioni i Policisë së Kosovës ndër vite vazhdon të jetë ndër më të besueshmit për qytetarët e Kosovës. Sot në sheshet kryesore të Prishtinës po shënohet aktivitete nga më të ndryshmet në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Në këto aktivitete përfshihen garat sportive të cilat tashmë janë realizuar, si dhe aktivitete të…

Lajme

04/09/2024 12:34

Institucioni i Policisë së Kosovës ndër vite vazhdon të jetë ndër më të besueshmit për qytetarët e Kosovës.

Sot në sheshet kryesore të Prishtinës po shënohet aktivitete nga më të ndryshmet në 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Në këto aktivitete përfshihen garat sportive të cilat tashmë janë realizuar, si dhe aktivitete të tjera të cilat do të zhvillohen sot, e deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 06 shtator 2024.

Në aktivitetet e parapara për sot dhe në ceremoninë qendrore pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete nga Kosova, rajoni dhe me gjerë, andaj në vijim ju paraqesim agjendën zyrtare

E këto aktivitete padyshim se pamjen më të mirë e morën nga të vegjëlit e vendit, të cilët sot u uniformuan dhe dolën me shumë krenari.

Ekipi i lajmi.net ka realizuar edhe disa fotografi të këtyre fëmijëve dhe aktiviteteve që po shënohen sot në 25 vjetorin e Policisë ë Kosovës./Lajmi.net/