Policia e konfirmon gjuajtjen me armë në ‘Bregun e Diellit’

Një incident dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”, ku nga banorët aty janë dëgjuar të shtënat e armës. Sipas informacioneve të para që i ka siguruar Lajmi.net thuhet se një motor gjërsa ishte në lëvizje në rrugën ‘Isa Kastrati’ shtiu me armë në drejtimi të një…

Lajme

27/06/2025 20:42

Një incident dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”, ku nga banorët aty janë dëgjuar të shtënat e armës.

Sipas informacioneve të para që i ka siguruar Lajmi.net thuhet se një motor gjërsa ishte në lëvizje në rrugën ‘Isa Kastrati’ shtiu me armë në drejtimi të një shoferi me veturën, BMW.


Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.