Policia e KFOR-i ndaluan 7 automjete në veri për “mallra të dyshuara për tregti ilegale”
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-i gjatë ditë së sotme kanë ndaluar shtatë automjete për “mallra të dyshuara për tregti ilegale”. Policia njofton se në rrugën ilegale në fshatin Gnjezdan, komuna e Leposaviqit, janë ndaluar gjashtë kombi transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë të ngarkuara me mallra të ndryshme, me…

Lajme
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-i gjatë ditë së sotme kanë ndaluar shtatë automjete për “mallra të dyshuara për tregti ilegale”.
Policia njofton se në rrugën ilegale në fshatin Gnjezdan, komuna e Leposaviqit, janë ndaluar gjashtë kombi transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë të ngarkuara me mallra të ndryshme, me vozitës gjashtë nga ta shtetas të Serbisë dhe një vozitës shtetas i Republikës së Kosovës.
Automjetet dhe mallrat e ngarkuara (produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobile etj.) vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet se është mbi 26000 (njëzet e gjashtë mijë) euro, janë trajtuar nga njësitë kompetente kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri nën dyshimin për mallra të kontrabanduara apo tregti të paligjshme, po ashtu për procedurat e mëtejme, rasti do të trajtohet edhe nga ana e Doganës së Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës./Lajmi.net/