Policia e gjen në humnerë personin e raportuar si të zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur në një humnerë personin i cili është raportuar si i zhdukur në Prevallë të Prizrenit. Personi kishte shkuar për pushime me bashkëshortën e tij në Prevallë, e cila edhe e kishte raportuar në Polici zhdukjen e tij. Bashkëshortja e tij ka thënë se ai kishte dal…

Lajme

28/03/2024 15:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur në një humnerë personin i cili është raportuar si i zhdukur në Prevallë të Prizrenit.

Personi kishte shkuar për pushime me bashkëshortën e tij në Prevallë, e cila edhe e kishte raportuar në Polici zhdukjen e tij.

Bashkëshortja e tij ka thënë se ai kishte dal për shëtitje në natyrë dhe nuk është kthyer më.

“Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit. Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 
Postimi i plotë: