Policia e Ferizajt nuk e ndal dorën, mbi 5100 gjoba e hoqi 67 patentë shofer gjatë prillit

Policia e Rajonit të Ferizajt muajin që lam pas nuk e kanë ndalur dorën ndaj kundërvajtësve në trafik. Ata treguan që gjatë prillit kanë shqiptuar mbi 5 mijë gjoba për kundërvajtje dhe se ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve, shkruan Lajmi.net. Sipas njoftimit të tyre gjobat e shqiptuara për kundërvajtje kanë të…

Lajme

02/05/2024 16:32

Policia e Rajonit të Ferizajt muajin që lam pas nuk e kanë ndalur dorën ndaj kundërvajtësve në trafik.

Ata treguan që gjatë prillit kanë shqiptuar mbi 5 mijë gjoba për kundërvajtje dhe se ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve, shkruan Lajmi.net.

Sipas njoftimit të tyre gjobat e shqiptuara për kundërvajtje kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë, përdorim të telefonit gjatë vozitjes, xhamat e errët, mos përdorimi i rripit të sigurisë, skadim të regjistrimit, drejtim i automjetit pa patentë shoferë etj.

Njoftimi i plote i Policisë:

Gjobat në komunikacionin rrugor gjatë muajit prill-2024

Gjatë muajit prill -2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë,  1736 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,  387 gjoba

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër,222  gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit,133 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 119  gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba

– Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore,  28 gjoba

– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 15 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba

– Mos respektimi i këmbësorëve, 3 gjoba

– Të tjera, 2246 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.