Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë një djalë nga vetëvrasja në Prishtinë, ndërhyjnë në sekondat e fundit
Një rast i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, përkatësisht tek rruga “Muharrem Fejza”, ku dyshohet se një djalë tentoi t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i një ndërtese banimi. Sipas informacioneve të para që i ka siguruar Lajmi.net thuhet se djali ishte shumë afër ta kryente aktin e vetëvrasjes,…

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, përkatësisht tek rruga “Muharrem Fejza”, ku dyshohet se një djalë tentoi t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i një ndërtese banimi.
Sipas informacioneve të para që i ka siguruar Lajmi.net thuhet se djali ishte shumë afër ta kryente aktin e vetëvrasjes, kur zjarrfikësit dhe Policia ndërhynë në mënyrë profesionale.
Nuk dihen ende rrethanat se si ka ardhur deri te ky rast, ndërkohë njësi të shumta policore tashmë kanë rrethuar vendin me shirit.
Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga kjo ngjarje e rëndë./Lajmi.net/