Operacion i Prokurorisë dhe Policisë – Katër të arrestuar për mashtrim 1.5 milion euro dhe falsifikim dokumentesh

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar katër persona me inicialet M.M., S.B., D.R. dhe B.Z., të dyshuar për kryerjen e veprës penale Mashtrim në bashkëkryerje nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas dyshimeve,…

Lajme

24/02/2026 11:28

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar katër persona me inicialet M.M., S.B., D.R. dhe B.Z., të dyshuar për kryerjen e veprës penale Mashtrim në bashkëkryerje nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve, i dyshuari M.M. dyshohet edhe për Falsifikim të dokumenteve, ndërsa D.R. dyshohet për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme. Të katër personat dyshohen se, duke fshehur fakte dhe duke mashtruar dëmtuarin H.M., kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 1,578,180 euro.

Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat e përfshira, për shkak se ekziston dyshimi se prona është shitur mbi dokumente të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Gjykata ka kërkuar lëshimin e urdhërit ndalues përfundimtar për këto prona, për të siguruar pronën deri në përfundim të procedurës penale.

Gjykata kompetente ka caktuar për të pandehurit M.M., S.B., D.R. dhe B.Z. masën e paraburgimit prej 30 ditësh. /Lajmi.net/