Policia dhe AKI me operacion të përbashkët, arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it serb i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviq
Policia e Kosovës, bashkë me AKI-në, kanë realizuar sot një operacion të përbashktë,në kuadër të hetimeve për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, në Kosovë, më 1 nëntor të këtij viti. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar V.M në Leshak ish pjesëtari i MUP-it të Serbis, që ishte integruar në Polici të Kosovës,…
Lajme
Policia e Kosovës, bashkë me AKI-në, kanë realizuar sot një operacion të përbashktë,në kuadër të hetimeve për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, në Kosovë, më 1 nëntor të këtij viti.
Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar V.M në Leshak ish pjesëtari i MUP-it të Serbis, që ishte integruar në Polici të Kosovës, sipas marrëveshjes së vitit 2013, ku kishte dhënë dorëheqje.
Për këtë ka njoftuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se personi që është arrestuar, dyshohet se ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi.
“V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka thënë se në Kosovë, askush nuk mund të i ik drejtësisë.
“Institucionet tona profesionale kanë kapacitetet për të adresuar secilin kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim. Herët a vonë, para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës për këtë rast dhe rastet e tjera, të cilët janë pjesë e institucioneve të sigurisë së Serbisë, përkatësisht strehohen atje dhe shfrytëzohen nga pushteti për qëllime politike dhe të sigurisë”, ka shtuar Sveçla./Lajmi.net/
Postimi i plotë: