Policia deklarohet për gjetjen e trupit të pajetë të 26 vjeçarit në Prizren- Trupin e vërejti një qytetar

Është gjetur tashmë trupi i pajetë i 26 vjeçarit nga Prizreni, Arban Hisari që ishte raportuar i zhdukur javë më parë. Policia e Kosovës, FSK dhe ekipet e tjera të shpëtimit kishin filluar kërkimet për të, pasi i njëjti u raportua i zhdukur më 24 dhjetor 2024. Operacioni kishte filluar më 11 janar 2025, rreth…

Lajme

14/01/2025 10:53

Është gjetur tashmë trupi i pajetë i 26 vjeçarit nga Prizreni, Arban Hisari që ishte raportuar i zhdukur javë më parë.

Policia e Kosovës, FSK dhe ekipet e tjera të shpëtimit kishin filluar kërkimet për të, pasi i njëjti u raportua i zhdukur më 24 dhjetor 2024.

Operacioni kishte filluar më 11 janar 2025, rreth orës 11:00 në lumin Drini i Bardhë, pranë Urës së Fshajtë, transmeton lajmi.net.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Shyqeri Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se fillimisht trupi i pajetë i 26 vjeçarit është vërejtur nga një qytetar, ku më pas njësit relevante kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Me date 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugove. Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë. Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkaq në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit. /Lajmi.net/