Policia bastis një vilë në Brezovicë, sekuestron armë – i dyshuari në kërkim
Njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë bashkë me atë të stacionit “Qendra” në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshime për posedim të armëve në fshatin Brezovicë. Sipas njoftimit të policisë, gjatë realizimit të hetimeve, është kryer kontroll në një vilë në Brezovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë automatike Dy…

Lajme
Njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë bashkë me atë të stacionit “Qendra” në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshime për posedim të armëve në fshatin Brezovicë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë realizimit të hetimeve, është kryer kontroll në një vilë në Brezovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
Një pushkë automatike
Dy pushkë ajrore
Pesë karikatorë për pushkë automatike
Njëzetë e një copë fishekë të kalibrave të ndryshëm
Lidhur me veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është proceduar më tej sipas procedurave ligjore.
I dyshuari, në momentin e kontrollit, nuk është gjetur në vendngjarje dhe mbetet në kërkim nga policia.