Policia arreston të dënuarin që u arratis para një viti nga burgu i Smrekonicës
V.K, i arratisur nga burgu i Smrekonicës para një viti, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajme
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, V.K, i cili më 26.09.2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë (Institucion i tipit të hapur), është arrestuar nga policia”, thuhet në njoftim.
V.K , ishte i dënuar me një vit e dy muaj burgim për veprën penale; Vjedhje Pylli.
I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.
Sipas Planit Operativ “Coronavirus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt. /Lajmi.net/