Policia arreston mërgimtarin që ia ofroi 20 euro ryshfet policit në “Sunny Hill”
Një burrë me shtetësi zvicerane është arrestuar të premten në Bërrnicë të Poshtme, gjegjësisht në festivalin “Sunny Hill”, pasi dyshohet se i kishte ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor. Megjithëse, i njëjti, pas aktit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane pasi që i njëjti i kishte…

Lajme
Një burrë me shtetësi zvicerane është arrestuar të premten në Bërrnicë të Poshtme, gjegjësisht në festivalin “Sunny Hill”, pasi dyshohet se i kishte ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor.
Megjithëse, i njëjti, pas aktit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane pasi që i njëjti i kishte dhënë zyrtarit policor para në vlerë 20 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.