Policia arreston dy persona në Mitrovicë të Veriut, u zunë duke shpërndarë dokumente në shërbim të postës së Serbisë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj kosovarë në Mitrovicë të Veriut pasi që janë zënë duke shpërndarë dokumente në shërbim të postës së Serbisë. Pas kontrollit në banesën e tyre, policia ka arritur të sekuestroj dokumente të ndryshme, transmeton lajmi.net. Dy të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore. Raporti i…

Lajme

08/04/2026 09:22

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj kosovarë në Mitrovicë të Veriut pasi që janë zënë duke shpërndarë dokumente në shërbim të postës së Serbisë.

Pas kontrollit në banesën e tyre, policia ka arritur të sekuestroj dokumente të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Raporti i plotë:

KEQPËRDORIMI AUTORIZIMEVE EKONOMIKE

Mitrovicë Veri  07.04.2026 – 10:00.  Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë hasur duke shpërndarë dokumente të ndryshme  në shërbim të postës së Serbisë. Gjatë kontrollit në banesat e tyre si prova materiale janë sekuestruar: dokumente të ndryshme që shërbejnë si dëshmi që të njëjtit ushtrojnë veprimtarinë si postier të postës së Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore./lajmi.net/