Policia arreston 24 vjeçarin në Prishtinë, u përfshi në mbi shtatë raste vjedhjesh për dy muaj
Policia e Kosovës në Prishtinë është arrestuar i dyshuar A. C, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. I njëjti është arrestuar për shkak të disa vjedhjeve që dyshohet se kishte kryer. Masa mbi dyshimin e arsyeshëm sipas policisë, për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe…

Lajme
Policia e Kosovës në Prishtinë është arrestuar i dyshuar A. C, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
I njëjti është arrestuar për shkak të disa vjedhjeve që dyshohet se kishte kryer.
Masa mbi dyshimin e arsyeshëm sipas policisë, për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe mars të këtij viti, transmeton klankosova.tv.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes./Lajmi.net/