Policia apelon shoferët të kenë kujdes për shkak të mjegullës në disa qytete
Prezencë e madhe e mjegullës është vërejtur në rajonin e Ferizajt, saktësisht në komunën e Ferizajt, Kaçanikut, Shtimës, Shtëprcës dhe Hanit të Elezit, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë. Policia i ka apeluar për kujdes shoferët e automjeteve, shkruan lajmi.net. Ata kanë…
Lajme
Prezencë e madhe e mjegullës është vërejtur në rajonin e Ferizajt, saktësisht në komunën e Ferizajt, Kaçanikut, Shtimës, Shtëprcës dhe Hanit të Elezit, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë.
Policia i ka apeluar për kujdes shoferët e automjeteve, shkruan lajmi.net.
Ata kanë dhënë disa këshilla:
“Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës;
Mos përdorni dritat me rreze të gjata;
Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll;
Mbani krahun e djathtë të rrugës;
Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.
Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë.
Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët!”, ka thënë Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë: