Policia apelon për kujdes në trafik për shkak të shiut dhe mjegullës
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të reshjeve të shiut, mjegullës dhe rrugëve të lagështa. Përmes një postimi në Facebook, Policia ka publikuar disa udhëzime për ngasësit, duke kërkuar që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin shpejtësinë e vozitjes me kushtet…
Lajme
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të reshjeve të shiut, mjegullës dhe rrugëve të lagështa.
Përmes një postimi në Facebook, Policia ka publikuar disa udhëzime për ngasësit, duke kërkuar që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin shpejtësinë e vozitjes me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugëve, transmeton lajmi.net.
Sipas Policisë, ndryshimet e motit kërkojnë më shumë vëmendje dhe kujdes nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.
“Mjegulla, shiu dhe rrugët e lagështa kërkojnë kujdes të shtuar. Gjatë gjithë këtij sezoni, ndryshimi i motit kërkon ndryshim të sjelljes në timon”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të vozisin me kujdes dhe të përshtatin mënyrën e drejtimit të automjetit me kushtet në rrugë./lajmi.net/
