Polici shqiptar kapet duke parë filma +18 në orar të punës
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur te vendi i quajtur Ura e Shkozetit në Durrës. Aty, një pjesëtar i Policisë Rrugore është kapur duke parë filma +18 në orarin e punës brenda veturës së forcave të rendit. Sipas videos së publikuar nga JOQ Albania, zyrtari policor shihet teksa ka ndaluar veturën poshtë urës për “ta shijuar…

Lajme
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur te vendi i quajtur Ura e Shkozetit në Durrës.
Aty, një pjesëtar i Policisë Rrugore është kapur duke parë filma +18 në orarin e punës brenda veturës së forcave të rendit.
Sipas videos së publikuar nga JOQ Albania, zyrtari policor shihet teksa ka ndaluar veturën poshtë urës për “ta shijuar momentin”.
Një i ri, i cili e ka xhiruar momentin nuk ka ngurruar të ironizonte me ngjarjen teksa dëgjohet duke thënë: “Ja çfarë bën shteti jonë në orar të punës”.