Polici i plagosur në Fushë Kosovë është në gjendje stabile, jep detaje drejtori i Emergjencës
Një zyrtar policor është plagosur sot në Fushë Kosovë. Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore ka folur për lajmi.net drejtori i Emergjencës, Naser Syla. Ai ka thënë se gjendja e tij është stabile dhe janë kryer ekzaminimet e duhura, “Po, është një polic i plagosur në Qendrën Emergjente, janë kryer ekzaminimet e duhura, janë…
Lajme
Një zyrtar policor është plagosur sot në Fushë Kosovë.
Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore ka folur për lajmi.net drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Ai ka thënë se gjendja e tij është stabile dhe janë kryer ekzaminimet e duhura,
“Po, është një polic i plagosur në Qendrën Emergjente, janë kryer ekzaminimet e duhura, janë në pritje të rezultateve, gjendja stabile”, ka thënë Syla për lajmi.net.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/