Polici dënohet me 10 vjet burgim pas vrau të dashurën e vet

Timothy Brehmer, që para disa ditësh u shpall i pafajshëm, u dënua me 10 vjet burgim, pas rishqyrtimit të lëndës së tij.

Bota

28/10/2020 18:00

Polici e vrau të dashurën e vet, Claire Parry, e cila ishte gjithashtu e martuar, pasi ajo i dërgoi gruas së të pandehurit një mesazh që thoshte “Po të tradhëtoj”, shkruan “TheGuardian”, transmeton lajmi.net.

Parry ndërroi jetë pas çka gjykata e cilësoi si “kacafytje” në makinën e Brehmer, kur ajo e konfrontoi atë për lidhje të tjera jashtëmartesore.

Sipas autopsisë ajo ndërroi jetë nga një goditje në kokë, për të cilën i akuzuari tha se ajo e goditi kokën kur ai u përpoq ta shtynte nga makina.

Kur policia erdhi në vendngjarje, ai ishte në tokë duke qarë kur kishe kuptuar se ç’kishte bërë.

Më vonë nga autopsia u zbulua se ajo gjithashtu kishe plagë në fyt, ku ai e kishte shtrënguar për rreth 30 sekonda.

Kufoma e saj tregonte shenja se kishe luftuar për jetën e saj dhe Brehmer kishe therur veten tri herë me një thikë që ta skenote vrasjen e saj si vetëmbrojtje.

Si shkak i pasinqeritetit të të akuzuarit dënimi i tij që mund të ulej mbeti 10 vjet e gjatë muaj. /Lajmi.net/