Policët konflikt me një femër, goditje dhe sharje (Video)

Sipas një pamje të transmetuar nga Televizioni shqiptar News 24 tregohet rreth një incidenti midis 2 punonjësve të policisë rrugorë dhe një shtetase shqiptare pranë stadiumit Dinamo në Tiranë.

Lajme

07/02/2015 22:57

Alma Martini rreth 40 vjeç ka kundërshtuar me forcë dy punonjësit e policisë, duke u kërkuar llogari për marrjen e një gjobe, që sipas saj ishte vënë në mënyrë të pa drejtë.
 
Sipas dëshmitarëve, fillishit ka qenë 40 vjeçarja Martini, e cila është konfliktuar duke ia hedhur fletën e gjobës dy policëve, ndërsa nga ana tjetër, njëri nga efektivët e ka goditur me shuplakë. Në ngjarje ka ndërhyrë një qytetar i rastit i cili ka mundur të qetësojë gjendjen e tensionuar.
 
Policët Martin Coli dhe Llambi Gjermeni janë pezulluar nga detyra për shkak të dhunës të ushtruar ndaj shtetases dhe mungesës së profesionalitetit në punë.
 
Menjëherë qytetarja nga Lezha është shoqëruar në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, për kundërshtim të punonjësit të policisë.
 
Në lidhje me incidentit ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme ne profilin e Facebookut duke shkruar “Pavaresisht cdo rrethane, punonjesi i policise duhet te sillet sipas ligjit. Falenderoj Policine per reagimin e menjehershem me pezullimin e punonjesve te policise deri ne sqarimin e plote dhe marrjen e masave per cdo shkelje te rregullave gjate ushtrimit te detyres.
Falenderoj News24 per kontributin. Kemi shume rruge deri ne persosjen e Policise se Shtetit per ta kthyer ne institucionon qe duam, duke reflektuar korrektese, etike, profesionalizem dhe respekt maksimal ndaj ligjit.
Dhe ne kete rruge, duhet te jemi te gjithe bashkeudhetare, institucione, media dhe mbi te gjitha qytetaret.”