Policët fluturuan mbi qytet duke folur për seks oral
Një helikopter i policisë derisa po patrullonte mbi Vinipeg kishte trazuar banorët e këtij vendi, kur piloti pa dashje kishte lëshuar altoparlantin që u kishte mundësuar të gjithëve që ishin jashtë të dëgjojnë bisedën ...
Fun
Policia kanadeze, ka kërkuar falje për fjalorin vulgar që e kishin përdorur policia gjatë patrullimit me helikopter, por që ishte dëgjuar në gjithë zonën e Vinipegut.
Ata që kanë pasur “fatin” të dëgjojnë bisedën e policisë, kanë deklaruar para gazetarëve se piloti vazhdimisht kishte sharë dhe folur për seksin oral.
Gjatë një interviste dhënë televizionit “CBS”, Brandy Armstrong, ka thënë se ishte duke rregulluar kopshtin e saj kur helikopteri fluturoi, por pas disa sekondave kishte mbetur e shokuar me atë çfarë kishte dëgjuar, transmeton lajmi.net