Policët e lënduar nga aksidenti në Çubrel janë në gjendje stabile, po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë

Pesë të lënduarit në aksidentin në fshatin Çubrel të Skënderajt në mesin e tyre edhe 4 policë janë në gjendje stabile. Ata pas trajtimit në Qendrën Emergjente janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. “Të lënduarit e aksidentit janë trajtuar mbrëmë në…

Lajme

27/01/2025 14:39

Pesë të lënduarit në aksidentin në fshatin Çubrel të Skënderajt në mesin e tyre edhe 4 policë janë në gjendje stabile.

Ata pas trajtimit në Qendrën Emergjente janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Të lënduarit e aksidentit janë trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, gjendja e tyre ka qenë stabile, pastaj janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit”, ka thënë Syla për Tëvë1.

Në aksidentin e së dielës mbrëma tre person, anëtarë të familjes Gashi nga Peja humbën jetën ku një veturë civile u aksidentua me një veturë të policisë.

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga hetimet e para dyshohet se aksidenti u shkaktua nga polici që drejtonte veturën zyrtare i cili është suspenduar.