Polemika në ndeshjen Tottenham – Brighton, VAR-i bëri një gabim të madh
Skuadra e Tottenham Hotpsur arriti fitore 2 me 1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Premier League. Por kjo ndeshje u mbyll me shumë polemika, ku skuadra mysfire kërkoi penallti gjatë pjesës së dytë, shkruan Lajmi.net Ishte numri 22, Mitoma ai që kërkoi penallti pasi u rrëzua në zonën e…
Sport
Skuadra e Tottenham Hotpsur arriti fitore 2 me 1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Premier League.
Por kjo ndeshje u mbyll me shumë polemika, ku skuadra mysfire kërkoi penallti gjatë pjesës së dytë, shkruan Lajmi.net
Ishte numri 22, Mitoma ai që kërkoi penallti pasi u rrëzua në zonën e 16-metërshit. Hojbjerg ishte lojtari që e shkeli kundërshtarin e tij, por sistemi i teknologjisë, VAR nuk akordoi 11-metërsh.
Në këtë ndeshje, u ndëshkuan me karton të kuq dy trajnerët e skuadrave, Cristian Stellini dhe De Zerbi.
Kujtojmë që me fitore Tottenham Hotspur shkoi në kuotën e 53 pikëve në pozitën e pestë, kurse Brighton mbetët në vendin e shtatë me 46 pikë./Lajmi.net/
1-1 Mitoma either dived or it’s a pen
VAR ? pic.twitter.com/Ki2vI4eLKy
— TheSecretScout (@TheSecretScout_) April 8, 2023