Pogba zgjedh mes Man Utd dhe Real Madridit

Paul Pogba është i vendosur sa i përket të ardhmes.

Sport

07/04/2020 08:25

Mesfushori francez preferon një transferim te Real Madrid sesa të mbetet në Manchester United ose të transferohet përsëri te Juventus, sipas AS, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja e Pogba me Man Utd shkon deri në vitin 2021 dhe klubi mund të detyrohet ta shesë këtë verë nëse bëhet e qartë se mesfushori nuk do të nënshkruajë një kontratë të re.

Ndihma për të lëvizur gjërat do të jetë marrëdhënia e përmirësuar e agjentit Mino Raiola me Real Madrid, që buron nga transferimi i Alphonse Areola në Spanjë verën e kaluar.

Kjo pritet të shfrytëzohet si avantazh nga skuadra spanjolle në arritjen e qëllimit. /Lajmi.net/