Pogba te Juventus? Përgjigjet Raiola

9:33 | 14 Shkurt 2020

Paul Pogba nuk do ta mendonte rikthimin te Juventus sipas agjentit të tij, Mino Raiola.

Agjenti i francezit është rikthyer të flas për të ardhmen e yllit të Manchester United.

Pogba që shumë pak është paraqitur këtë sezon shkaku i lëndimit, po vazhdon të rikuperohet për të ndihmuar ‘Djajtë e Kuq’ në pjesën e mbetur të sezonit. Edhe pse jashtë fushave, e ardhmja e tij ka qenë jo pak herë pjesë e medieve, me mesfushorin që përflitet për një largim nga ‘Old Trafford’.

“Italia është një shtëpi për Paul, por ai nuk do të menonte të kthehej te Juventus”, ka deklaruar Raiola, përcjell lajmi.net.

“Ne do të flasim për këtë pas Kampionatit Evropian”./Lajmi.net/