Pogba pranë Barcelonës?

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida kishte një drekë me Giuseppe Marottan, për të biseduar rreth një transferimi të Paul Pogba në Camp Nou.

Sport

16/05/2015 18:05

Si duket do të jetë Barcelona skuadra që do të fitojë garën për të transferuar mesfushorin e Juventusit, Paul Pogban.

Kjo pasi Braida dhe Marotta kishin një drekë gjatë ditës së sotme.

Dhe, tema kryesore ka qenë e ardhmja e Pogbas, e cila sipas të gjitha gjasave do të jetë te skuadra e Barcelonës.

Lojtari do të shkojë në Camp Nou atëherë kur Barcelonës do t’i përfundojë dënimi për të mos transferuar lojtarë.