Pogba nuk duron fyerjet ndaj fesë islame, tërhiqet nga Kombëtarja e Francës?
Paul Pogba i ka dhënë fund karrierës së tij me kombëtare.

Sport
Ylli francez i futbollit, Paul Pogba, duket se i ka dhënë fund karrierës së tij me kombëtaren e Francës.
Ngjarjet e fundit që kanë tronditur Francën kanë shtyrë që edhe presidenti i Francës të ketë disa komente më të ashpra ndaj fesë islame.
Komentet e Macron duket se nuk i kanë pëlqyer Paul Pogba, i cili tashmë raportohet të ketë vendosur tërheqjen nga kombëtarja, transmeton lajmi.net.
Lajmi ka qarkulluar nëpër mediet britanike dhe ato franceze, por nuk ka asgjë zyrtare sa i përket pensionimit të Pogba nga kombëtarja.
Mbetet të shihet nëse kjo do të zyrtarizohet ndërkohë. /Lajmi.net/