Pogba merr ofertë nga Juventusi – Tri vite kontratë, 7.5 milionë euro për sezon

Paul Pogba ka një ofertë në tavolinë nga skuadra e Juventus.

Sport

17/05/2022 13:31

Mesfushori francez, Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Lojtari lidhet me një rikthim të mundshëm te Juventus dhe tashmë flitet se ka një ofertë në tavolinë.

Sipas Romeo Agresti, Pogba ka marrë një ofertë për kontratë trevjeçare, transmeton lajmi.net

Në rast se pranon propozimin e Juves, Pogba do të fitonte rreth 7.5 milionë euro për sezon.

Interesim për lojtarin ka edhe nga ana e Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/