Pogba i hapur për kalimin te PSG

Paul Pogba nuk ka mbyllur derën për kalimin te Paris Saint Germain.

Sport

01/06/2020 07:59

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, po lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’, tashmë kur merkatoja e verës po afron.

Francezi mund të kthehet në vendlindjen e tij, te kampionët e Ligue 1, nëse këta të fundit bëjnë një ofertë të mirë.

‘Le10Sport’ raporton se PSG tashmë është bashkuar në garën për kartonin e Pogba, duke rivalizuar skuadrën e Juventus dhe atë të Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Mesfushori realisht preferon një kalim në Spanjë, por qëndron i hapur edhe për mundësinë e kalimit te PSG.

Kartoni i Pogba mund t’i sjell United një shumë të mirë të hollash, por edhe shkëmbimet vazhdojnë të jenë një opsion për merkaton. /Lajmi.net/