Pogba e do PSG-në, por nuk dëshiron prishjen e marrëdhënieve më Man Utd
Paul Pogba është i hapur për kalim tek Paris Saint Germain.
Sport
Sipas “RMC Sport”, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron kalimin tek Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.
Por sipas artikullit, francezi nuk dëshiron ta sforcojë një largim nga “Old Trafford” apo të rrezikojë prishjen e marrëdhënieve me Manchester United.
Ish-anëtari i Juventusit është i entuziazmuar nga ideja e transferimit tek PSG, por në asnjë mënyrë nuk dëshiron që kjo dëshirë të prishë raportet me “Red Devils”.
Pogba ka kontratë deri në vitin 2022 dhe ende nuk është bërë e ditur nëse do ta rinovojë atë./Lajmi.net/