Podolski: Do të rikthehem te Arsenali
Sulmuesi i Interit, Lukas Podolski ka konfirmuar se do të rikthehet te Arsenali gjatë verës, atëherë kur huazimi i tij te skuadra italiane do të përfundojë.
Sport
Podolski ka konfirmuar për mediat se do të rikthehet te Arsenalit gjatë kësaj vere. Ai ka dështuar të tregojë formën te Interi.
“Te Interi kanë qenë disa situata negative, por unë shoh anën e ndritshme në të gjitha gjërat”, tha Podolski për Sport Bild.
“Gjithashtu, është lehtë të kritikohet dikush që vjen në formë huazimi gjatë dimrit, ashtu siç kam bërë unë”.
“Sidoqoftë, kapitulli ende nuk ka përfunduar me Arsenalin, dhe unë do të ritkhehem atje”, përfundoi sulmuesi gjerman.