Pochettino – trajneri më i paguar në histori të klubit

Mauricio Pochettino ka fituar titullin e tij të parë në karrierë, me të emëruar trajner i Paris Saint-Germain.

Sport

16/01/2021 08:48

Skuadra e tij arriti që ta mposht në finalen e Super Kupës së Francës, klubin e Olympique de Marseille me rezultat 2-1.

L’Equipe raporton se argjentinasi është bërë trajneri më i paguar në histori të PSG-së, përcjell lajmi.net.

Media franceze raporton se ai merr 550 mijë euro në muaj, pa përfshirë bonuset në kontratën e tij.

Një krahasim mes trajnerëve të kaluare, paga e Pochettino, aktualisht vlerësohet të jetë 550.000 € në muaj, e cila është më e lartë se e Ancelottit (500 mijë euro). Ngjashëm paguheshin edhe Blanc, me 400.000 € dhe Tuchel me 500.000 €./Lajmi.net/