Pochettino refuzon Barcelonën
Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka mohuar zërat për një kalim te Barcelona, u shprehur se do t'i mbetet besnik ish-ekipit Espanyolit.

Sport
Ai është kapur duke folur me Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelona-s, në një restorant spanjoll gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.
“Është e vërtetë që ndodhi një rastësi në një bar të Barcelona-s të martën. E kam njohur për një kohë të gjatë përpara se të bëhej presidenti i Barcelona-s. Shumë njerëz përshëndeten dhe kalojnë pesë minuta së bashku.
Ky është realiteti. Jam një mbështetës i Espanyol. Nuk kam pse flas më shumë se kaq. Edhe nëse pronari i Spurs Daniel Levy do të më shkarkojë dhe në vitet në vazhdim do të jem i lirë, do të ishte e pamundur të trajnoja Barcelonën”, u shpreh ai.
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy